Në shtatë muaj pas zgjedhjeve presidenciale franceze në prill të 2012-ës, partitë më të mëdha dhe tre kandidatët, sfiduesi socialist Francois Hollande, presidenti në largim Nicolas Sarkozy dhe liderja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen, spiunoheshin nga CIA. Lajmi raportohet në uebsajtin e Wikileaks, transmeton abcnews. Por gjithsesi është vetëm një pjesë e një serie informacionesh të rezervuara që do të publikohen së shpejti.
Thelbi është në tre urdhra specifikë të CIA-s që kanë si objektiv pikërisht partinë socialiste, frontin kombëtar dhe partinë e atëhershme të Sarkozi UMP-në. Por spiunimi kishte të bënte edhe me ish kandidatët socialistë si Martine Aubry e Dominique Strauss Kahn.
CIA – sipas wiklileaks – urdhëronte mbledhjen e informacioneve, edhe të strategjive elektorale të partive dhe kandidatëve, për zhvillimin e debateve të brendshme, financimet, programet politike dhe ekonomike, marrëdhëniet me vendet e tjera europiane dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas asaj që shkruan Uikililks, urdhërat e CIA-s ishin të klasifikuara dhe mund të lexoheshin vetëm nga amerikanët për shkak të ndjeshmërisë.(b.an)