Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave të para mësohet se një makinë betoniere ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë, duke e aksidentuar për vdekje në zonën e Skelës.
Mjeti mësohet se ishte duke lëvizur në drejtim të Ujit të Ftohtë kur në rrethrrotullim ka marrë përpara viktimën, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se viktima është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç ndërsa goditja nga betoniera i ka shkaktuar dëmtime të shumta, duke gjymtuar trupin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi i betonieres është shoqëruar në Komisariat.
ma.me