Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali ku nëna ka rrahur deri në vdekje fëmijën e saj 3-vjeçar.
Bëhet fjalë për një shtetase moldave 27-vjeçare e cila u arrestua nga policia. Ajo rrahu fëmijën e saj pasi nuk pushonte së qari. Gjatë dëshmisë në polici nëna e re tha se “kishte shumë teka ndaj e rrahu”, duke shtuar se nuk e mendonte se do vdiste.
Tashmë policia italiane po heton edhe një shtetas shqiptar që njihet si partner i moldaves. Nuk dihet nëse edhe ai ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës. Shqiptari rezulton me precedent për shfrytëzim prostitucioni./a.m.