Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka drejtuar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me pretendimet e kreut socialist të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave të gjyqtarëve për shortin e anëtarët të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Keshilli i Lartë i Drejtesise ka rrëzuar pretendimet e Fatmir Xhafës, ndërsa në letrën e përgjigjes thuhet se është respektuar pikë për pikë ligji. Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjithë të dhënat personale. KLD thekson se lista i është dërguar Kuvendit në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. KLD thekson se mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës, ndërsa institucioni udhëhiqet vetëm nga korrektesa, transparenca dhe respektimi i ligjit, ndërsa KLD nuk interpreton por zbaton në mënyre strikte dhe rigoroze Kushtetutën. /ma.me