Antarktida po shkrin me shpejtësi aq të madhe sa në një pjesë të saj është shkëputur një ajsberg ne madhësinë e Manhattanit, që përbën një nga dëshmitë e fundit të gjendjes alarmante të kontinentit.
NASA ka publikuar disa fotografi që tregojnë një bllok akulli të shkëputur nga bregu jugperëndimor i kontinentit, shkruan “The Telegraph”
Sipas studiuesit Ian Howat, e çara që shkaktoi shkëputjen e ajsbergut, ishte rreth 10 herë më e vogël në korrik të 2015-ës, por me një shpejtësi të “papritur” arriti në 583 kilometra katrorë.
“Mendoj se kjo është ekuivalent i një “tronditjeje para një ngjarjeje edhe më të madhe,” tha Howat. /a.m.