Në lagjen Velania të Prishtinës, aty ku është varri i presidentit Ibrahim Rugova, nga mëngjesi i sotëm, qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe, në shënim të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në orët e mëngjesit vendosi kurorë lulesh tek varri i Rugovës.
Rama nuk dha deklaratë për mediat./a.m.