Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është shfaqur sot në orën 12:00 në një konferencë për mediat, ku ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Spotive të Arbitrazhit.
I shoqëruar edhe nga avokati i çështjes, Armando Duka tha se drejtësia vërtetoi pretendimet e Shqipërisë. Sipas tij, vendimi është i rëndësishëm, ndaj shkakton dhe emocione.
Nga ana tjetër, kreu i FSHF theksoi se lajm i mirë është edhe pse pala serbe do të paguajë gjyqin. Por sipas tij, nga vendimi dalin të gjithë të fituar pasi mësuan sesi të sillemi në fushën e lojës.