Emisioni “BOOM” publikoi një histori të rrallë të padëgjuar më parë.
Një zonjë denoncoi me dokumenta se si Gjykata e Durrësit i ka ‘martuar’ vëllain 2 muaj pasi ai ka humbur jetën në një aksident rrugor në Francë.
I ndjeri, Artan Lipo, i cili banonte në Itali, ishte divorcuar në vitin 2003 me vendim gjykate.
Në vitin 2008, Artani humb jetën dhe 2 muaj më pas ish- bashkëshortja pretendon se nuk është në dijeni të divorcit.
I ndjeri ka lënë pas një pasuri prej 300 mijë euro, një vilë në Itali dhe pension të përhershëm nga firma italiane ku punonte.
Gjykata e Durrësit e kalon në statusin e ve ish-bashkëshorten e divorcuar dhe për pasojë trashëgimtare të pasurisë së të ndjerit.
E motra e të ndjerit publikoi dy çertifikata të gjendjes civile që kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Ky dokument i dorëzuar për efekt pasaporte në shtetin italian tregon qartë se Shegsh Ballhysa ka qenë në dijeni se është e divorcuar që në vitin 2004.
Familjarët shprehen për absurdin e vendimit të gjykatave, pasi ato nuk i kanë lejuar të jenë palë në gjykim.
Gjykata rimarton një të vdekur, ndërsa të gjallët e kësaj historie dramatike vijojne të vuajnë humbjen e të afërmit të tyre dhe ballafaqimin me absurdin në gjykatë.
Ata kanë paditur ish-bashkeshorten e të afërmit të tyre për mashtrim dhe ndërkohë janë duke ndjekur dhe një gjyq për trashëgiminë e tij. /b.d