Në momentin që ai pranoi telefonatën për një “prishje” në shtëpinë e zonjës, ai shfaqet para derës së saj duke i thënë se ka ardhur për të rregulluar ujin. Por ajo e befasoi kur doli para derës gjysmë e zhveshur duke i ekspozuar shumicën e pjesëve intime, fakt ky që çuditërisht nuk i bëri fare përshtypje mjeshtrit. Për ta nxehur situatën, e “zonja e shtëpisë” kishte futur në dollap një lodër seksi, dhe në momentin që mjeshtri e hap dollapin për ta kërkuar problemin në gypa, ai has në të. Por edhe ky provokim nuk i bëri fare përshtypje atij, duke i qëndruar shumë besnik partneres. Megjithatë, aktorja vendosi ta qojë lojën në një nivel tjetër duke i ofruar haptazi seks në këmbim të punës që kishte kryer. Ndërkaq burri me moral të fortë edhe këtij propozimi i tha jo, duke u larguar nga shtëpia pa e lejuar që t’i dhurojë të paktën një puthje. /ma.me