Ai e ka cilësusar dhunën e ushtruar ndaj tij një gjest të turpshëm jo vetëm për të, por për të gjithë pishtarët e demokracisë.
Gjoni sqaron gjithashtu se në atë takim të Bashës nuk reagoi për të mbrojtur ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi, por reagoi për gjendjen në të cilën PD e la Kavajën dhe ndryshimin që pësoi gjatë qeverisjes socialiste.
Por edhe pse ndjehet i dhunuar dhe i poshtëruar nga partia për të cilën ai kontribuoi, që në hapat e parë, “Pishtari i Demokracisë”, Fisnik Gjoni tregon për krijimin e Partisë Demokratike në Kavajë dhe ditën kur Azem Hajdari shkoi për herë të parë në Kavajë dhe kur kërkoi mbështetjen e të rinjve kavajas për grevën e urisë.
Dikur lokali i tij në Kavajë mbante emrin “Pishtari”, dedikuar nderimit që iu bë nga shteti për kontributin e tij për ardhjen e demokracisë në vend. Por sot, Fisnik Gjoni shprehet se në PD nuk ka më vend për pishtarët dhe se burrat e mirë dhe me kontribute u larguan.
Fisnik Gjoni tregon me nostalgji edhe demonstratën e 26 marsit 1990, e cila është cilësuar edhe demonstrata që inicioi ndryshimet radikale në vend. Sipas Gjonit në atë kohë ai dhe qindra djem të rinj të Kavajë u hodhën në shesh për të këkruar lirimin e shokëve të tyre, dhe për të kundërshtuar regjimin komunist nën thirrjet “Liri Demokraci”.