Ministri Vasili thotë se nuk pret përgjigje për këtë shqetësim, por nga institucionet që i ka vënë në dijeni me anë të një shkrese zyrtare, kërkon reagim për këtë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare ende pa u tharë boja e ndryshimeve për reformën në drejtësi.Kreu i ri i dikasterit të drejtësisë ka një përgjigje edhe për zërat nga radhët e mazhorancës që mendojnë se kur bëhet fjalë për ndërkombëtaret shkelja e Kushtetutës mund të tolerohet.Veç Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të reformës në drejtësi janë vërejtur edhe në përzgjedhjen me short të Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi, debat qe u rindez nga një letër e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu shprehet se Këshilli është në kundërshtim me kushtetutën.Por a e cenon reformën ne drejtësi fakti që ngritja e 2 institucioneve te reja të sistemit të drejtësisë ka nisur me shkelje kushtetuese?
Dy institucionet e para të reformës në drejtësi kanë nisur kështu në shkelje të hapur të Kushtetutës.Në bordin e monitorimit, kanë futur veten si anëtarë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, të cilët edhe pse e hartuan vetë Kushtetutën, duan ta shkelin të paret atë./ TV KLAN
ma.me