Duket se kostumin e politikanit sot e ka zhveshur tërësisht. Deputeti demokrat Flamur Noka me sjellje tipike prej të forti ka hyrë me dhunë në parlament. Ka shtyrë 3-4 gardistë që mbanin hyrjen e derës në sallën e parlamentit, krenar është drejtuar drejt vendit të tij. Në shenjë triumfi në fund jep një buzëqeshje para kamerave. Për demokratin Noka u kërkua përjashtimi nga punimet e seancës së sotme pasi qëlloi me kartonin e votimit të bërë top deputetin socialist, Erion Braçe. /ma.me