Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka ripërsëritur edhe njëherë akuzat ndaj kryeminsitrit Rama për lidhje me bandat. Ai dkelaroi se rama mban kontakte në burg me kapot e bandave të cilët sipas tij po përgatitet t’i lirojë. Berisha akuzoi edhe vëllain e kryeministrit për trafik kokaine.
“18 Shkurti është dita për t’i dhënë duart kryebandidit Edvin Kristaq ramës. Njeriut që solli bandat, solli krimin më të shëmtuar. Javën e kaluar vërtetova këtu lidhjet e Olsi Ramës dhe ndrikull Jona dervishit me hakmarrjen për drejtësi. Solla këtu fakte, data, fotografi të sistemit TIMS të shtetit në të cilat faktohej se Olsi Rama dhe ndrikull Dervishi kishin kaluar disa herë kufirin me makinën e grupit të Xibrakës, grupit të hakmarrjes. Vetëm e vetëm për të transportuar kokainë. Të vijë vëllai i itj kryeministër të flasë pse makina e tij u përshtat për trafikun e kokainës. Të vijë t’u thotë shqiptarëve cilat janë mesazhet që merr nga burgu nga Aldo bare, Dritan dajti, cilat janë mesazhet që merr nga Lul Berisha. Edi Rama i përkulet Aldo Bares dhe i ka premtuar për ta liruar edhe atë javën që vjen. A e dini mor të mjerë që jeni skllevër të banditëve”, deklaroi Berisha.
Ai tha se 18 Shkurti ëhstë dita e lëvizjes më të madhe popullore për largimin e pushtetit të inriminuar siç e quan Berisha.
“Radhë të shkretuara, që kërkojnë vrimat ku të futen para protestës. Para lëvizjes popullore, më e madhja që Shiqpëria ka njohur. Më e fuqishmja, më misionarja. 18 Shkurti është dita e fillimit të madh. Është dita e fillimit të ri, është dita e misionit të ri. Misioni historik para fëmijëve, të ardhmes”, vijoi ish-kryeministri./a.m.