Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy prej pjestërave të bandës së Rinasit të akuzuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve pak ditë më parë.
Për shtetasit Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa gjykata ka vendosur masat e sigurisë “arrest me burg”.
Provat e paraqitura ishin të mjaftueshme për trupin gjyjkues për të vërtetuar implikimin e këtyre dy shtetasve në grabitjen e parave të një banke në aksin rrugor të Rinasit ku u sulmuan dy mjetet e shoqërisë private të sigurisë./a.m.