Një debat i ri është hapur mes partisë së Ben Blushit dhe KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen e LIBRA në zgjedhjet e qershorit. Pavarësisht se KQZ do të shqyrtonte sot vendimin nëse do të marrë pjesë apo jo LIBRA në zgjedhje, një vendim i tillë është shtyrë, por jo akuzat dhe kundërakuzat. Nga parlamenti Ben Blushi është shprehur se KQZ dhe kreu i saj Denar Biba po udhëzohen nga kryeministri Rama, i cili po tenton të heqë nga zgjedhjet partinë LIBRA. Blushi ka ironizuar me emrin e Denar Bibës… duke e quajtur “Krenar” që jam “Bibë”.
Në replikë, vetë kreu i KQZ-së është shprehur i keqardhur, duke deklaruar se akuza të tilla vijnë me qëllim për të viktimizuar veten dhe për tu faktorizuar mediatikisht.
Blushi:Ne po shkojmë në zgjedhje dhe KQZ ka filluar që sot të denatyrojë procesin zgjedhor…. Denar Biba që në fakt duhet ta kishte emrin Krenar Biba… krenar që jam Bibë! Kjo ëshë historia që më ka ndodhur para një viti, kur fatkeqësisht isha tek Rilindja… dhe kur statuti nmdërrohej natë për natë. Kësaj rradhe duan të më heqin me kod zgjedhor… por a mund të ndryshojë një kod zgjedhor thjesht me një vendim ligjor të KQZ-së.
Denar Biba: Tentojnë qasje krejtësisht të pamoralta, të fitojnë si viktima. Ne ende nuk e kemi marrë vendimin. Paragjykimi nuk ndihmon askënd. Sjellja si viktimë tregon se në cfarë bazash morale sillen këta njerëz. Unë nuk merrem me zotin Blushin me partinë e tij.
Të dyja këto akte i kam marrë vesh tani prej jush. Nuk kanë ardhur akoma. Nuk mund të bëj asnjë koment, përveç fatit se më vjen keq që pak muaj para zgjedhjeve, KQZ vihet në një presion të tillë./java/a.k