Policia në Chicago është duke shqyrtuar rastin e vrasjes së një burri dhe një fëmijë dy vjeçar, rast ky i publikuar në rrjetin social Facebook. Sipas policisë një burrë, një grua dhe një fëmijë ndodheshin në makinë kur një person i panjohur qëlloi drejt tyre, transmeton lajmi.net.
Në kohën e të shtënave, gruaja që po ngiste makinën ishte Live në Facebook dhe ajo u plagos. Videoja tregon se në makinë ishin duke dëgjuar muzikë kur filluan të shtënat. Pas kësaj gruaja që po voziste makinën humbi kontrollin, ndërsa pas kësaj nuk mund të shihet qartë asgjë. Policia dyshon se 26- vjeçari i vrarë ishte objektiv i një bande që dikur ishte pjesë e saj./Lajmi.net/