Përbërësit për 4 persona:
1 kg karkaleca
5 lugë konjak
1/2 qepë
1 karotë
1 kungull
½ spec të kuq
½ spec jeshil
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper
2 lugë majdanoz të grirë
Përgatitja:
Lajmë mirë e mirë perimet, i presim në copa të vogla formë kubike dhe më pas i skuqim në zjarr të lartë në një tigan ku hedhim pak vaj dhe qepën e prerë hollë.
Rregullojmë perimet me kripë dhe piper dhe vazhdojmë ti skuqim për rreth 10 minuta me zjarr të mesëm, në mënyrë që të bëhen të skuqura mirë, gati krokante.
I heqim perimet mënjanë dhe i lemë në një vend ku të qëndrojnë të ngrohta. Në të njëjtin tigan skuqim karaklecat, nga 5 minuta secilën anë.
Kur të jenë gjysmë të pjekur i shuajmë me konjak dhe sapo alkooli të avullojë e heqim peshkun nga zjarri.
Në pjatat kur do ti servirim vendosim në mes perimet dhe lart i shtojmë karaklecat. I spërkasim me majdanozin e grirë dhe i shërbejnë sa janë ende të ngrohta.