Real Madridi e vazhdon aventurën e mbrojtjes së titullit në Ligën e Kampionëve me ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales që do të jetë gjithçka tjetër, pos një sfidë e lehtë.
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 15 shkurt (e mërkurë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Real Madrid
Reali e testoi formacionin me tri mbrojtës këtë fundjavë, por shumë më komod u ndjenë Los Blancos kur ndërruan sistemin në katër mbrojtës gjatë fitores prej 3-1 ndaj Osasunas.
Gareth Bale është rikthyer në stërvitje pas më shumë se dy muajsh i lënduar, por nuk është në konsiderim ndaj Napolit deri për ndeshjen kthyese.
Napoli
Lorenzo Tonelli është i vetmi lojtar i lënduar te Napoli, teksa Kalidou Koulibaly është vetëm një karton të verdhë larg prej suspendimit.
A e dini se?
Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në gjashtë ndeshje4t e fundit në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fudnit në Ligën e Kampionëve.
Analiza
Real Madridi nuk po luan në nivelin më të lartë në ndeshjet e fundit, por kanë kthyer ndjesinë e fitores dhe janë favoritë për të tejkaluar Napolin në dy ndeshje.
Napoli pa dyshim se është një ngan skuadrat më atraktive këtë sezon për t’u shikuar. Ata nuk kanë humbur një ndeshje që nga tetori dhe kanë fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Ekipi italian është i pamposhtur në udhëtim këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe definitivisht ka të gjitha kapacitetet për të shkaktuar një dëshpërim te tifozët e Realit. Napolitanët realizuan shtatë gola në ndeshjen e fundit si mysafir, një gjë që natyrisht nuk pritet të ndodhë në Bernabeu – por gjëja tjetër që është e sigurt është që ata do t’i shkaktojnë probleme pa fund Los Blancos.
Parashikimi: Real Madrid 2-2 Napoli