Pjesëmarrësit në një varrim në Gana u tronditën ditë më parë kur punëtorët e morgut e hapën arkivolin dhe konfiskuan kufomën para se të varrosej.
Ky incident, shkruajnë mediat e huaja, thuhet të ketë ndodhur pasi familja e të ndjerit nuk i kishin paguar taksat e shërbimit të morgut.
Pamjet e publikuar anë internet thuhet se tregojnë incidentin në fjalë, ku shihen dy burra të cilët e kishin hapur arkivolin në një varrezë në Akra, në jug të Ganës, duke e nxjerrë kufomën dhe duke e larguar nga aty.
Ndërsa shtohet më tej, të gjithë pjesëmarrësit dhe familja nuk kanë reaguar fare.
E gjitha kjo ka ardhur për shkak të një shume simbolike. Kjo pasi familja e të ndjerit kishin “dështuar” të paguajnë një tarifë prej 40 Cedi Ghanian (rreth 9 dollarë amerikanë).
Megjithatë, sipas raporteve lokale, situata u zgjidh nga “pleqtë e familjes në shoqërinë e disa miqve” të cilët ndërhynë, duke lejuar varrimi për të vazhduar. /a.m.