Policia Financiare e Romës ka sekuestruar 2 ditë më parë në aeroportin e Fiumicinos “Leonardo da Vinçi” rreth 1 milion produkte të fallsifikuara me prejardhje nga Shqipëria.
Mes tyre 600 mijë prezervativë imitime të markës së njohur Durex, 500 mijë medikamente farmaceutike, 150 mijë artikuj bizhuterie fals të firmave të njohura etj.
Sipas policise italiane materialet vinin nga një magazinë në Shqipëri, por të prodhuara në një fabrikë në Kinë.