Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme dy persona nga Pogradeci, pasi janë kapur me mallra kontrabandë.
Burime nga blutë e Tiranës bëjnë me dije se A.T dhe Th.T, vjeç 41 e 52, banues në Pogradec, me detyrë shofer dhe administrator i një shoqërie janë ndaluar në kryqëzimin e rrugës “Komuna e Parisit ”, ku nga kontrolli që u është ushtruar në automjetin e tyre është zbuluar një sasi e madhe kafeje dhe kikirika.
Policia ka sekuestruar cilësinë e provës materiale, 1120 kg kafe e 400 kg kikirikë, pa faturë tatimore dhe kontrabandë.
Po ashtu, dyshohet se Th.T ka falsifikuar faturat e shoqërimit të mallit. /b.d