Një i dënuar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në banesën e tij. Mësohet se Sergei Cenollio është gjetur i pajetë në ambientet e shtëpisë në fshatin Vashtëmi të Korçës.
25-vjeçari ishte dënuar me 6 vite burg për transportim të mjeteve luftarake dhe municioneve, ndërsa i kishin mbetur edhe 2 vite për të shlyer dënimin.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vetëvrasjes ndërkohë që ai duhej të kthehej sot në qeli pasi i kishte përfunduar leja. /javanews/b.d