Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim për “Falsifikim të dokumenteve”.
Mësohet se në pranga është vënë Klodian Caka, 31 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 21.01.2017, e ka dënuar me 12 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. /b.d