Kim Kardashian sërish ka arritur të “rrezikojë” duke realizuar një fotosesion seksi me të brendshme, linjë kjo e cila është ideuar nga bashkëshorti i saj, Kanye West.
Ylli i relity ka pozuar për fotografin e famshëm Juergen Teller, në një seri shkrepjesh për revistën “System”. Këto foto janë realizuar në një formë të pazakontë, pasi është zgjedhur pikërisht një mal në shtetin francez. Kim ka sjell pranverë në Francë me flokët e saj bionde.
Seti fotografik mban emrin “Kanye, Juergen dhe Kim”, ku si cover albumi është menduar foto e çiftit duke u puthur.