Dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi “live” në radio në Republikën Domenikane dhe policia ka njoftuar se tre persona si të dyshuar janë arrestuar, por ende ngjarja mbetet e mbuluar me mister. Mediat e huaja raportojnë se njëri nga gazetarët ishte duke e filmuar shfaqjen e tij “live” në Facebook, në momentin kur u qëllua.
Pamjet shfaqin momentin kur gazetari ndëpritet nga të shtënat duke shkaktuar panik tek një grua teksa bërtiste “ Të shtëna, të shtëna”, shkruan BBC. /ma.me