Pas lajmit për hetimin e Artan Gaçit nga Prokuroria, ka reaguar publikisht deputeti i Partisë Socialiste. Gaçi ne nje deklarate per mediat thote: Nuk kam bërë kurrë asgjë te paligjshme, u surprizova nga lajmi. Asnjëherë në jetën time nuk jam ndaluar e arrestuar, as nuk jam gjobitur këtu dhe as në një vend të Europës.
REAGIMI I PLOTE:
Pershendetje te gjitheve, Sot u njoha me nje lajm qe prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputete e kryebashkiake te tjere me pretendimin se mund te ishim subjekte te ligjit te dekriminalizimit. U surprizova shume qe emri im ndodhet ne ate liste pasi ne jeten time nuk kam bere kurre asgje te paligjshme dhe aq me pak ndonje nga veprat e ligjit. Asnjehere ne jeten time nuk jam ndaluar, asnjehere arrestuar, dhe asnjehere gjobitur a denuar per asgje as ketu, dhe ne asnje vend ne Europes a me gjere. Sikur te kishin pasur qofte edhe dyshimin me te vogel, nuk me kishin lejuar te hyja e te dilja me dhjetera here neper vizita zyrtare ne senatin italian, bashkite e shumta ne Itali etj. Prokuroria te beje punen, e verteta do triumfoje. Por ndihem i detyruar t’u shpjegohem persa me siper me falenderimet me te sinqerta per mbeshtetjen tuaj derisa ky keqkuptim te zgjidhet. Tani
ma.me