Policia spanjolle arrestoi në Sils, pranë Girona, tre persona të akuzuar se prodhonin kopie të falsifikuara të veturave Ferrari dhe Lamborghini, duke sekuestruar 14 makina që ishin duke u transformuar.
Hetimi që solli këto arrestime filloi kur në qytetin Benidorm, ku ishte zbuluar një Ferrari falso, i realizuar në shkelje të patentave industriale të markës së Maranello-s. Falsifikatorët e Sils, prodhonin veturat supersportive të luksit duke transformuar pamjen e makinave të thjeshta. Veturat e falsifikuara më pas shiteshin si të përdorura në internet.
ma.me