Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim që zgjati 2 orë ambasadorin amerikan Donald Lu. Meta dha nëj deklaratë të shkurtër për mediat ku sqaroi çështjet e diskutuara me ambasadorin Lu.
Sipas Metës, theksi i takimit ishte reforma zgjedhore dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.
“Kemi pasur një takim konstruktiv me ambasadorin e SHBA në rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe natyrisht që është përqendruar te zgjedhjet e ardhshme dhe standardet e tyre dhe në përmbylljen e reformës zgjedhore, por edhe në procesin e dekriminalizimit që është jetik për zgjedhjet e ardhshme” u shpreh Meta.
Takimi erdhi një ditë pas kritikave të Petrit Vasilit për bordin e ONM, operacion i mbështetur fort nga ambasada amerikane në kuadër të reformës në drejtësi. Meta nuk pranoi të koemntojë deklaratat e Vasilit./a.m.