Partia Demokratike depozitoi sot në Porkurori, kallëzimin penal ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.
“Hicka kallëzohet për shpërdorim detyre. Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por ajo është kapur disa herë edhe në konflikt interesi, duke përfituar ajo me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit” – njofton PD.
Një ditë më parë, Hiçka ka debatuar ashpër me Spahon në komisionin e CEZ ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e tij. /b.d