Edhe nëse nuk keni në plan të mbeteni shtatzënë në të ardhmen e afërm, me siguri që keni dëshirë të bëheni me fëmijë.
Por, përderisa gjinia e bebes nuk mund të zbulohet deri pas javës së 16’të të shtatzënisë, tani ekziston një mundësi e re për ta zbuluar gjininë e bebes pa iu nënshtruar ndonjë testi. Dhe ndryshe nga besëtytnitë e ndryshme që thonë se gjinia e bebes mund të kuptohet nga forma e barkut, kjo metodë e re ka edhe mbështetje shkencore, transmeton Telegrafi.
Në një studim masiv të publikuar në “PLOS ONE”, hulumtuesit kanë zbuluar se gratë të cilat kishin fituar më së paku peshë gjatë shtatzënisë kishin qenë më të prira të lindin vajza. 51 për qind e bebeve të lindura nga nënat të cilat kishin shtuar më pak se dhjetë kilogramë gjatë shtatzënisë kishin qenë vajza.
Normalisht që studimi tregon për një ndërlidhje, jo për një shkaktar. Pra, kjo nuk do të thotë se shmangia e fitimit të peshës do t’ju garantojë të lindni vajzë. Faktikisht, gjenetika luan rol të madh në caktimin e gjinisë së bebes.
Hulumtuesit ende nuk kanë mundur të shpjegojnë tërësisht ndërlidhjen mes fitimit të peshës dhe mundësisë për të lindur djalë apo vajzë, por pohojnë se nënat të cilat kishin shtuar më pak peshë gjatë shtatzënisë kishin qenë më të prira të lindin vajza. /b.d