Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dje në Kavajë ku zhvilloi një takm me strukturat e PD në këtë bashki. Pas takimeve Basha eci përgjatë qytetit ku dha edhe një deklaratë për mediat në qendër të kavajës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në protestën e 18 Shkurtit.
Teksa Basha fliste një qytetar reagoi kur tha “Shiko çfarë ka bërë Elis Rroshi këtu”.
Kaq u desh që disa militantë të PD ta dhunonin qytetarin me grushte siç shihet në video./a.m.