Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmshmëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën. Sipas burimeve të Policisë, viktima e aksidentit rrugor u identifikua si shtetasi Elez Kazaj, 59-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas, identifikuar Elez Kazaj, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes. /ma.me