David Bowie ka fituar dy çmime post-mortum Gramy të dielën pak para se të nisë ceremonia në të cilën ylli botëror Beyonce do të bëjë paraqitjen e parë publike pas njoftimit se është në pritje të binjakëve.
Bowie, që vdiq në janar të 2016-s, fitoi Grammy për albumin e tij të fundit “Blackstar”, që u lansua pak ditë para vdekjes në moshën 69-vjeçare. “Recording Package” dhe “Non-Classical Engineering” ishin çmimet që u ndanë për të.
Në ceremoninë që do të nisë më vonë pritet të performojë Beyonce që ka nëntë nominime me albumin e saj “Lemonade”.
Para se të nisë ceremonia ajo ka marrë çmimin për videoklipin më të mirë për këngën “Formation”, përgatiti Express.
Ceremonia e Grammy Awards, që është bojkotuar sivjet nga disa artistë të njohur botërorë, do të nisë prej orës 01:00 sipas kohës sonë lokale. (b.an)