Senati i Pakistanit ka njoftuar se diplomatët e Shteteve të Bashkuara ose anëtarët e Kongresit amerikan, nuk janë të mirëpritur në këtë vend.
Kjo lëvizje u bë pasi Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë zëvendëskryesuesit të Senatit të Pakistanit, Maulana Ghafoor Haideri, që është anëtar i partisë politike të krahut të djathtë, Jamiat Ulema-e-Islam.
Ai është do të merrte pjesë në një ngjarje të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kryesuesi i Senatit të Pakistanit, Mian Raza Rabbani, tha se asnjë delegacion i Senatit pakistanez nuk do t’i vizitoj Shtetet e Bashkuara, derisa autoritetet amerikane të japin shpjegim për mosdhënien e vizës për zotin Haideri.
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Islamabad të Pakistanit tha sot se nuk mund të komentoj për çështje e vizave për shkak të ligjeve të privatësisë.