Kryeministri Edi Rama ka replikuar përsëri me komentuesit ku i jep përgjigje disa akuzave të ngritura nga një qytetar.
Teksa komentuesi e quan policinë si shperhajdute, shefi i qeverisë i ka parë profilin në Facebook dhe e ka paralajmëruar që të ketë kujdes kur të vijë në Shqipëri pasi nëse tenton t’i jape rryshfet policisë do të arrestohet.
Komentuesi 1: Edi ti ke të drejt që i mbron se policia do të jetë në shërbim të popullit e shtetit e kështu duhet të jetë por ama të jesh i sigurt që janë super hajdut
Edi Rama: Kur te vish ndonjëherë nga Treviso provo t’u japësh leke po vetëm mos thuaj pastaj pse më arrestuan! Respekte
Këtë javë kryeministri Edi Rama në komunikimin javor në Facebook doli në krah të Policisë së Shtetit pas sulmeve të shumta të opozitës për ngjarjen e vjedhjes së parave të bankës.