Nixalina Watson është një vajzë 29-vjeçare, vjen nga Londra dhe shkruan mbi aventurat e saj seksuale në blogun e quajtur “Seksi dhe qyteti i Londrës”. Ajo tregon se kohët e fundit po humb shpresën për të gjetur dashurinë e jetës së saj, duke parë se, që kur ka qenë 15 vjeçe, çdo i fejuar e ka tradhtuar ose ka refuzuar që të kenë diçka më serioze bashkë.
I fundit nga të dashurit e saj, për shembull, për muaj e muaj me radhë i ka fshehur jetën e tij dyfishe. Dilte me të mbrëmjeve dhe, në vend që të kthehej në shtëpi, qëndronte nëpër lokale gjithë natën me vajza të tjera.
Eksperiencën më të keqe ajo e ka përjetuar kur ishte 21 vjeçe. Djaloshi me të cilin ajo shoqërohej në atë kohë i kishte bërë edhe një propozim mjaft “premtues”, por për fat të keq, 13 ditë më pas ajo zbuloi se prej muajsh ai kishte marrëdhënie edhe me një tjetër.
“Pasi zemra ime u thye disa herë me radhë, kuptova se kishte ardhur momenti të gjeja se kush ishte motivi që raportet e mia përfundonin të gjitha në të njëjtën mënyrë”, ka deklaruar Nixalina.
Ajo që nuk kuptonte ishte se si mundeshin këta djem të bënin diçka kaq të tmerrshme edhe pse iu betonin se e donin. Pasi foli me një eksperte në çështjet e dashurisë dhe marrëdhënieve, ajo arriti të kuptojë se kush ishte problemi i saj. Gratë e forta dhe të vendosura, të cilat luftojnë fort për të gjetur partnerin ideal, nuk besojnë se mund të dashurohen për atë që janë dhe për këtë arsye zgjedhin meshkuj të cilët nuk janë të aftë t’i respektojnë, dhe se ata, vetëm pasi njohin të tjera vajza, të një niveli më të ulët, arrijnë të kuptojnë realisht se çfarë kanë humbur.
Në mënyrë të pandërgjegjshme, ata djem e ndjejnë veten inferiorë dhe shkatërrojnë çdo gjë, sepse nuk ndihen në lartësinë e partneres. Me pak fjalë, femrat që tradhtohen vlejnë shumë më tepër sesa burrat me të cilët kanë marrëdhënie, ndaj dhe herët a vonë ata do të gjejnë një tjetër femër në të njëjtin “nivel” me veten./express