U detyrua të lindë në burg, pasi sipas rojeve, nuk ishte e vërtetë që kishte dhimbje.
Jessica Preston, një e burgosur 27- vjeçare shtatzënë, u detyrua të sjellë në jetë fëmijën e saj në dyshemenë e qelisë.
Gruaja përfundoi në burg, për një shkelje në timon dhe ishte duke vuajtur dënimin në Macomb County Jail te Detroil, Michigan, (SHBA) kur e zunë dhimbjet e lindjes.
Dënimi që duhet të vuante ishte prej 5 ditësh dhe pikërisht në ditën e fundit të dënimit, e zunë dhimbjet.
Kur u kërkoi rojeve që ta çonin në spital, ata nuk e besuan, kështu që siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, e filmuar nga kamerat e sigurisë lindi në qeli.
Gruaja menjëherë pas kësaj u dërgua në spital, por fatmirësisht nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë.
Ajo deklaroi se do nisë një betejë ligjore ndaj burgut, ndërsa ka publikuar edhe videon e momenteve të lindjes/noa/a/.k