Koreja e Veriut goditi sot me një raketë balistike, një veprim ky i konsideruar nga Seuli si provokim që synon të testojë presidentin e ri amerikan Donald Trump.
Në një deklaratë të shkurtër në Florida, Trump nuk e përmendi aspak këtë goditje, që përbën një shkelje të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB, por ai garantoi kryeministrin japonez Shinzo Abe, që është për vizitë në SHBA, se Uashingtoni e mbështet 100 për qind.
Raketa zhvilloi një distancë prej 500 kilometrash para se të binte në detin e Japonisë./b.d