Xhenierët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë përfunduan ndërtimin e një ure “bailey” në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, qe cila pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Ardian Bali dhe përfaqësues të pushtetit vendor, ka marrë pjesë në cermoninë e inagurimit të ures “bailey” në fshatin Stojan te Matit.
Në fjalën e saj, ministrja Kodheli theksoi mungesën prej 25 viteve të investimeve në infrastrukturën e kësaj zone dhe foli për impaktin që pritet të ketë kjo urë për këto fshatra.
“Tashme fshatrat Stojan ku jemi, Bushkashi, Ulzëa, lidhen me rrugën nacionale, lidhen me me qendrën shëndetësore, lidhen që me shkollën dhe fëmijët nuk do të ecin më në ujë, pleqtë dhe plakat do të kene mundësi më tepër për të pasur siguri në lëvizjet e tyre, por pse jo i gjithë komuniteti, i cili ka pasur më shumë sesa nevojë që këtë lidhje ta kishte kohë më parë. Më lejoni ta ritheksoj, FA bëjnë atë që shumëkush në këtë vend e bën me vështirësi ose nuk e bën fare. Ta gëzoni urën të gjithë banorët edhe shpresoj shumë shpejt të mundësojmë vepra të tjera, që jo vetëm i rezistojnë kohës, por që janë të bëra me dashuri dhe me përkushtim ndaj njerëzve në uniformë”, u shpreh Kodheli.
Ura mbi përroin Hotaj në fshatin Stojan është e gjatë 18 m dhe ka një peshëmbajtje prej rreth 20 ton. Ajo i shërben rreth 3200 banorëve të disa fshatrave në Njësinë Administrative Ulëz, të cilët i lidh me rrugën nacionale. /b.d