Një burrë kinez i cili ishte bllokuar në Indi për më shumë se 50 vjet, më në fund është ribashkuar me familjen e tij.
BBC kishte raportuar se si Wang Qi, një topograf i ushtrisë, i cili thotë se ai aksidentalisht ka kaluar në Indi në vitin 1963 nuk i kishin dhënë dokumentet e nevojshme që të largohej nga vendi.
Ai u vizitua nga diplomatë kinezë, të cilët i thanë se janë duke bërë përpjekje për ta marrë atë përsëri.
Wang u prit nga anëtarët e familjes pas mbërritjes në Pekin, ku më pas do të nisen për në shtëpi në qytetin Xianyang.
Tashmë ai është i martuar në Indi dhe ka edhe familje, por vetëm djali i tij e ka shoqëruar atë. /b.d