Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një makinë në superstradën Laç – Mamurras. Mësohet se këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende është përplasur nga mjeti tip Benz veturë me targë AA 044 MS teksa ai po kalonte rrugën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit 22 vjeçar Preng Gjoka. Mbi 22- vjeçarin rëndon akuza e e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” .