Fotoreporteri Nidal Isteyye, i cili punon për Anadolu Agency (AA) është plagosur në këmbë gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton AA.
Ushtarët izraelitë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës tentuan të shpërndajnë demonstruesit të cilët në vendin Kefr Kaddum protestuan kundër “Murit të ndarjes”.
Isteyye, i cili punon si freelancer, dhe që ndiqte zhvillimet me këtë ngjarje u plagos në këmbë me plumba plastikë.
Pjesa më e madhe e të tubuarve po ashtu ka qenë nën ndikimin e gazit lotsjellës të cilin e hodhën ushtarët izraelitë./a.m.