Zbulohen të tjera detaje nga ngjarje e rëndë në Fier, ku dy personat, një burrë e një grua u gjetën të vrarë brenda një automjeti në buzë të rrugës në Shënpjetër të Fierit. Viktimat e identifikuar si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.
Për momentin nuk dihen ende shkaqet që e shtynë babain e dy fëmijëve, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit të vriste fillimisht gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore e më pas t’i jepete fund jetës, por ka dyshime të forta, se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit.
Burime të “News 24” bëjnë me dije gjithashtu se edhe Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja ishte e martuar dhe nënë e një vajze dhe jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.
Nga kqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip TT në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
ma.me