Pas Shkëlqim Selamit, Gjykata Administrative ka rrëzuar edhe kërkesën e ish-deputetit të PD Dashamir Tahiri për pezullimin e vendimit të KQZ-së për heqjen e mandatit.
KQZ u hoqi mandatin dy ish-deputetëve të Kuvendit Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami pasi ishin subjekt të ligjit për dekriminalizimin.
Sipas prokurorisë Dashamir Tahiri me funksion deputet rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dhënat si më poshtë: Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foxhia për krime lidhur me falsifikimin e parave. Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena për të vuajtur 9 muaj burgim për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. /b.d