Një notar duket se ka sfiduar frikën dhe rrezikun duke u larë në zonën e llavës së një vullkani.
Pamjet dramatike tregojnë llavën e ndezur mbi shkëmbinj si dhe copëza topi zjarri që bien në det.
Notari është tmerrësisht afër llavës në Ishullin e Madh në Hauai, teksa dallgët e shtyjnë atë drejt shkëmbinjve.
Ai jo vetëm që nuk është i frikësuar, por mban edhe një shkop selfie me vete për të bërë foto. Pamjet u shpërndanë nga fotografi hauaian Kavika Singson.
Llava del nga një prej vullkaneve më të njohur në botë i quajtur Kilauesa, që ndodhet në zonën e quajtur Ishulli i Madh dhe tërheq mijëra turistë çdo vit.
Copëzat e zjarrit që shkëputen e fluturojnë në ajër kanë dëme të këqija për sytë, lëkurën e mushkëritë/noa/a.k