Mësohet se për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
NGJARJA SIPAS POLICISE:
Policia ndërhyn në kohë rekord duke parandaluar përshkallzimin me pasoja të rënda të një konflikti me armë mes disa shtetasëve. Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë, për momentin jashtë rrezikut për jetën.Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy shtetasëve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm.Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur në kohë rekord nga ana jonë.Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S 31 vjeç.Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht:Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy shtetasëve babë e bir.Si dhe një armë zjarri Pistolet që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.