Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë ku një fëmijë shqiptar është gjetur i vdekur. Fëmija vetëm 5-vjeçar u gjet në një kanal disa kilometra larg shtëpisë ku jetonte me nënën 22-vjeçare dhe njerkun 30-vjeçar. Sipas dyshimeve, fëmija u nxor nga banesa nën terrorin e njerkut i cili i dha ndëshkim pasi fëmija urinoi në shtrat.
Yanisi i vogël u gjet në kanal vetëm me mbathje ndërsa vdekja dyshohet se i ka ardhur për shkak të atakut kardiak, nga tmerri që ka përjetuar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të St’Omer në Francën veriore, ku edhe dyshohet se Yanis është nxjerrë nga shtëpia në mes të natës.
Ka qenë xhaxhai i fëmijës Shpëtim Xhafa që ka shkruar në një postim në Facebook për ngjarjen: “U prefsh në paqe i dashuri im”. Nëna 22-vjeçare dhe njerku 30-vjeçar i vogëlushit janë arrestuar dhe janë pyetur në lidhje me abuzimet fizike që i janë bërë të voglit pasi ai u gjet me fraktura në hundë./a.m.