Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot për koalicionin e majtë.
Në një shënim në Facebook, thotë se gabojnë të gjithë ata që shikojnë te qëndrimet e tij arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë.
Manjani, shkruan se është mbështetës i të majtës së bashkuar, por se “nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq”.
Shënimi i plotë i Manjanit:
“Cilido që tek qëndrimet e mia të drejtpërdrejta sheh arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë, e ka GABIM!
Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i të majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq!
Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncesion (teori e praktikë e djathtë kjo).
Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve!
Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!
Nuk kanë asnjë kusur të majtët, kur qeveria shkel ligjet dhe dhunon Kushtetutën! Nuk e ka në edukatën e tij i majti antiligjin!
Nuk kanë faj të majtët që qeverisen me të njëjtat metoda si të djathtët! Dallojnë vetëm emrat.
Nuk është faji i të majtëve pse vendi kanabizohet. Nuk e bëjnë të majtët vendin Hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të paligjshëm.
Nuk është faji i të majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracisë!
Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më në PS) kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkurruar dhe debatuar me njëri-tjetrin!
Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët.
Vazhdoj ti uroj Koalicionit “shërim të shpejtë”!”
/b.d