Partitë konservatore të Gjermanisë janë pajtuar sot që të nominojnë Angela Merkelin si kandidate të tyre për kancelarë në zgjedhjet e 24 shtatorit të këtij viti, përkundër mosmarrëveshjes së tyre të gjatë për mënyrën se si ta mposhtin fluksin e madh të emigrantëve.
Unioni Kristian Social (CSU) – partia bavareze homologe e partisë së Merkelit, Partia e Kristian Demokratëve (CDU) – për një kohë të gjatë e ka kritikuar Merkelin për lejimin e më shumë se një milioni refugjatëve në Gjermani gjatë dy viteve të fundit, transmeton Express.
CDU dhe CSU takohen në Mynih për të diskutuar si ta mposhtin Partinë Social Demokratike (SPD) në zgjedhjet federale të shtatorit. Merkel dhe lideri i CSU-së Horst Seehofer pritet që ta mbajnë sot pasdite një konference për ta prezantuar strategjinë e tyre të përbashkët për zgjedhje.
ma.me