Dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futsall, Oso Gjinovci dhe Getart Hyseni, kanë folur në Sportin Total të KTV-së lidhur me vendimin e disa futbollistëve që të përfaqësojnë Shqipërinë dhe jo Evropën në futsall.
Duke folur pas eliminimit të Kosovës në fazën parakualifikuese, dyshja e Besës ka dhënë një nga arsyet kryesore për vendimin e disa futbollistëve që të përfaqësojnë Shqipërinë.Ata thonë se pasaporta ishte një nga arsyet kryesore sepse me atë të Kosovës do të kishin shumë vështirësi.
“Një nga arsyet kryesore është pasaporta. E dimë që të Kosovës kemi shumë probleme me pasaportë. Në çdo kufi ne është dashur të presim së paku 10-15 minuta, ndërsa ata ecin shpejtë”, kanë thënë ata në Sportin Total në KTV.
Shqipëria me ndihmën e futbollistëve kosovarë ka arritur të kalojë në fazën kualifikuese duke mposhtur ekipe të mëdha, përfshirë Anglinë. (b.an)